Autoritetet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë marrë masa për të pamundësuar qasjen e familjareve të personave të sëmurë nga COVID-19, si dhe individëve tjerë të paautorizuar, në klinikat ku këta të fundit po trajtohen.
Pavarësisht që familjarëve të personave me coronavirus, sëmundje kjo që shkaktohet nga COVID-19, u ndalohet qarkullimi i lirë jashtë shtëpive të tyre, për shkak se konsiderohen si persona të kontaktit të ngushtë me të infektuarin, në disa raste familjarët e tillë kanë gjetur mënyra për të hyrë brenda klinikave ku po trajtohen familjarët e tyre të infektuar.
Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarët e Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK).
Për më shumë, sipas tyre, asnjë personi, që nuk i takon stafit shëndetësor që përkujdeset për këta pacientë, nuk i lejohet qasja në klinika, si dhe kontakti me personat me coronavirus.
Kontakti me pacientët e infektuar , përmes “rrugëve alternative”
Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë qytetarët e vendit, e sidomos familjarët e personave të infektuar me coronavirus dhe që janë duke marrë trajtim spitalor, kanë për obligim që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të atyre qeveritare.
“Ata nuk lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të jenë të vetizoluar për shkak se janë raste të kontaktit. Pra, e kam fjalën për anëtarët e ngushtë të familjes. Pra, fillimisht, ata duhet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë që sigurimi fizik (në QKUK) i ka të gjitha kompetencat për të ndaluar hyrjen e tyre. Fatkeqësisht, ndonjëherë, ka edhe persona që gjejnë rrugë alternative për t’u qasur deri te klinikat dhe brenda tyre. Por, mendoj që është e vërtetë që ka ende vend për përmirësim për këtë çështje. Megjithatë, mendoj se tani është duke shkuar në atë drejtim dhe menaxherët e klinikave janë duke marrë masa që kjo mos të vazhdojë”, tha Krasniqi.
SHSKUK me mobilizim të ri për menaxhimin e pandemisë
Radio Evropa e Lirë ka raportuar më 5 korrik për disa raste kur familjarë të pacientëve me sëmundjen COVID -19, kanë deklaruar se kanë qëndruar pranë të afërmve të tyre gjatë mjekimit në QKUK.
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, kanë deklaruar se qasja dhe prania e personave që nuk i takojnë stafit shëndetësorë te personat e infektuar në klinikat ku ata po trajtohen, është e ndaluar.
Isme Humolli, zyrtare për emergjenca e OBSH-së në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë që prania e familjarëve ose çdo individi që nuk është pjesë e stafit mjekësor në klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus, bie ndesh jo vetëm me rekomandimet e OBSH-së, por edhe me Ligjin për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.
“Insistimi i familjarëve është çështje subjektive. Ata dëshirojnë që të jenë pranë familjarëve. Këtë duhet ta kuptojmë. Por, janë institucionet dhe sistemi, të cilët nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë. Ne, si punëtorë të shëndetit publik, duhet t’i bindim që kjo është gabim, duke komunikuar me ta. Vetëm kjo, duke u shpjeguar se mundësia e bartjes së infeksioneve, jo vetëm e COVID-19 brenda në spital, por edhe e infeksioneve tjera, është shumë e madhe”, theksoi Humolli.
Më 1 korrik, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID -19. Një njërën nga këto pasa parashihej “ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore”.
Qeveria me masa të reja, mbi 500 euro gjoba për mosrespektim
Por, gjithashtu, në këtë rekomandim, ishte thënë që “lejohet vetëm një person sipas nevojës”.
Sipas Humollit, ky rekomandim, i cili aktualisht më nuk vlenë, ishte thënë në mënyrë të gabuar.
“Jo që është keqkuptim, por ndoshta është thënë edhe në mënyrë të gabuar. Por, ajo në fakt është suspenduar. Me masat e reja që janë vënë, ajo nuk është e vlefshme më. Kur ndërmerren masat e reja, çdo masë që ka qenë më herët, suspendohet. Por, nuk guxon asnjë peson, përveç pacientëve dhe personelit shëndetësor, që të jetë i pranishëm në ambientet shëndetësore në rastet e epidemisë dhe pandemisë”, tha Humolli.
Përpjekjet e individëve të caktuar për të hyrë brenda klinikave ku janë duke u trajtuar pacientët me coronavirus, kanë vazhduar, ndonëse jo me intensitetin e disa ditëve më parë.
Vizitave të palejuara në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, në Klinikën Infektive, atë të Pulmologjisë dhe në Qendrën e Mjekësisë Sportive, kanë shtyrë zyrtarët e SHSKUK-së që të rrisin sigurinë fizike, në veçanti për këto klinika.
Krasniqi thotë që tashmë për këtë kanë kërkuar edhe ndihmën e Policisë së Kosovës.
“Kam kërkuar nga drejtorët (e klinikave) që të zbatojnë rregullat për sa u përket moslejimit të familjarëve nëpër dhomat e pacientëve. Përveç kësaj, kam kërkuar në formë zyrtare dhe me shkrim edhe nga policia e Kosovës. Për Klinikë Infektive ka qenë edhe më herët. Por, kam kërkuar që edhe për Klinikën e Pulmologjisë dhe njësinë intensive të Qendrës së Mjekësisë Sportive të ndihmohet me një ekip mjekësor dhe me një ekip të policisë, statike, 24 orë në ditë. Tashmë tre patrulla i kemi, një te Pulomologjia, një te Infektiva dhe një te Mjekësia Sportive”, u shpreh Krasniqi.
Praninë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në hapësirën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të parandaluar qasjen e personave të paautorizuar në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet e saj, me qëllim të parandalimit të pandemisë, bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e saj, përfshirë dhënien e asistencës edhe ndaj institucioneve tjera, siç janë ato të shëndetësisë, inspektorëve sanitarë dhe të tjera”, theksoi Kelani.
Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitaleve të përgjithshme në Kosovë, aktualisht janë duke u mjekuar mbi 300 pacientë të diagnostikuar me sëmundjen që e shkakton coronavirusi.
Që prej regjistrimit të rasteve të para me coronavirus e deri më 14 korrik janë regjistruar 5.118 raste. Prej tyre 108 pacientë kanë vdekur , 2.370 janë shëruar, ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2.640 pacientë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ditmire Shehu: Ka pjesëmarrje më të lartë në votime në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019
O’Brien bisedon Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
Ishte i kërkuar me urdhëresë gjykate, arresohet në Prishtinë dhe dërgohet për vuajtje të dënimit prej një viti
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës
"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert