Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se protesta e sotme e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.
“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës përmes implementimit të planit policor, është kujdesur që në aspektin e sigurisë protesta të kalojë e qetë dhe pa incidente, një kontribut të madhe në këtë drejtim dhanë edhe vet qytetarët, të cilët treguan një kulturë të lartë duke protestuar në mënyrë të qetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Ashtu siç është bërë e ditur Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar për sot (29.09.2018) në Prishtinë, për të garantuar rend, qetësi dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.
Protesta ka filluar diku rreth orës 14:00, fillimisht protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit Skënderbeu, nga ku janë mbajtur edhe disa fjalime nga personalitete të ndryshme para protestuesve.
Për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut përgjatë marshutës së protestuesve, në vazhdimësi janë kujdesur njësitet relevante policore të angazhuara sipas planit policor.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës përmes implementimit të planit policor, është kujdesur që në aspektin e sigurisë protesta të kalojë e qetë dhe pa incidente, një kontribut të madhe në këtë drejtim dhanë edhe vet qytetarët, të cilët treguan një kulturë të lartë duke protestuar në mënyrë të qetë.
Rreth orës 16:10 protestuesit kanë filluar të shpërndahen, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo ditë, protestë të kaloj e qetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Dimitrov: Një marrëveshje më e mirë për palën greke do të thotë një marrëveshje më e keqe për palën maqedonase dhe anasjelltas
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë