Policia e Kosovës (PK) pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ka njoftuar se nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes.

Pasi ishin evakuuar qytetarët nga ai vend dhe ishin bllokuar linjat për qarkullim, tashmë vendi është hapur për lëvizje nga qytetarët.


Me këtë, alarmi për mjet shpërthyes që e pranoi policia nga një telefonues anonim, del të jetë i rrejshëm.

Pas kësaj, zjarrfikësit dhe forenzika, janë larguar nga Stacioni i Autobusëve.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se informata është trajtuar nga ana e policisë.

"Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si lajmërim i rrejshëm", deklaroi Ahmeti./Telegrafi/

261931343 449139886589147 862619109091454263 n

269691005 735766727811591 1788836292314031124 n

263354886 387536839836905 5105358218417196045 n