LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk deklarohet për suspendimin e policit Hoxha

Policia nuk deklarohet për suspendimin e policit Hoxha
Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Polici Amir Hoxha ka bërë të ditur se është suspenduar nga puna për tri ditë, pasi që ka kërkuar që të marrin pagesat për shujta, si dhe ai po ashtu ka kritikuar shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Hoxha kërkesat dhe ankesat e tij i kishte bërë në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Paratë e shujtave për Policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë përkundër se na takojnë me ligj, me arsyetim të mungesës së buxhetit , por besa nuk paskan pas faj se rezervarët e karburantit të deputeteve që në emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje qenkan me primare”, kishte shkruar polici Hoxha ditë më parë.


Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha
Lexo po ashtu Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha

Pas këtyre ankesave të bëra, Hoxha ka njoftuar se është suspenduar përkohësisht nga puna.

Telegrafi ka pyetur në Policinë e Kosovës lidhur me suspendimin e Hoxhës nga puna, dhe për të mësuar nëse arsyet kanë të bëjnë me shkrimet në Facebook, por që deri këto momente nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës në një reagim për media, ka njoftuar se ata nuk janë marrë me rastin, dhe se suspendimi është bërë nga Policia e Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj”, njoftoi IPK.

Për reagimin e policit, ka reaguar edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ai ka thënë se “nuk ka profesion më të keqpërdorur nga qeveria Kurti, sesa ai i policit”.

“Kushtet e punës, pa sigurim shëndetësor e me orar e terren të vështirë pune, ditë e natë, policin e dobësojnë. Mbajtja nën kushte minimale është shfrytëzim. Sindikata e policisë duhet të zgjohet. Polici nuk është robot. Përjashtimi nga puna tregon natyrën e pushtetit totalitar. Arkitektura e nënshtrimit është e gatshme. Shembja e saj domosdoshmëri”, ka thënë Molliqaj në reagimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori