LAJMI I FUNDIT:

​Policia në Tiranë shpërndan protestuesit te kryeministria, shoqërohen disa persona

​Policia në Tiranë shpërndan protestuesit te kryeministria, shoqërohen disa persona

Protestuesit kanë vendosur të largohen nga Kryeministria në Tiranë dhe pasi qëndruan aty për disa minuta ata kanë rinisur marshimin.

Ata tashmë janë te drejtoria e Policisë Tiranë.


Aty policia e cila ka krijuar një gardh me efektivë, është përpjekur t’i ndalojë ata me ujë dhe gaz-lotsjellës.

Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi sipas tyre manipuloi provat e vrasjes së Klodian Rashës nga polici.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona, transmeton tch.

Ndryshe, sot është nata e pestë e protestave, që nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Në rrjetet sociale u bë sërish thirrje për protesta në sheshet kryesore të vendit, kundër dhunës policore, për lirimin e protestuesve, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe reformim të Policisë.

Tubimet kanë nisur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë orës policore të martën, në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe, sipas prokurorisë, e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

Pas natës së parë të protestës në Tiranë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kryepolici Ardi Veliu do të qëndrojë në detyrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori