Policia në Stamboll sekuestroi 127,5 milionë dollarë amerikanë të falsifikuar, raporton Anadolu Agency.

Policia pas lajmërimit në lagjet Kagit'hane dhe Sariyer në dy adresa të ndryshme sekuestroi paratë e falsifikuara në kart-monedha nga 100 dollarë.


Gjatë operacioneve policore u sekuestruan edhe pajisjet për falsifikimin e parave dhe u ndaluan 8 persona të dyshuar.

Policia njoftoi se paratë e falsifikuara ishte paraparë që të kontrabandoheshin jashtë vendit.