LAJMI I FUNDIT:

Policia në pritje, 14 kërkesat e tyre pa përgjigje nga Qeveria

Policia në pritje, 14 kërkesat e tyre pa përgjigje nga Qeveria

14 kërkesat e paraqitura nga Policia e Kosovës dhe Sindikata e Policisë ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

Tri ditë pas protestës së Njësitit Intervenues Special dhe Sindikatës së Policisë, Qeveria ende nuk ka bërë ndonjë deklarim për kërkesat.


Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin thotë se janë duke pritur që të ftohen në takim nga ana e Qeverisë.

Ai pohon se nëse nuk ka ndonjë reagim nga Qeveria, do të bëjnë vetë ftesën për takim.

“Deri më sot nga ajo ditë nuk kemi pasur komunikim, pra nuk kemi pasur ndonjë ftesë. Ne po mendojmë të u dërgojmë një ftesë për takim dhe të diskutojmë rreth kërkesave”, u shpreh ai.

Për të dytën herë, Njësiti Special Intervenues proteston para Qeverisë
Lexo po ashtu Për të dytën herë, Njësiti Special Intervenues proteston para Qeverisë

Zeqiri thotë se policia ka disa pakënaqësi lidhur me kushtet e punës dhe se nuk është vetëm ana financiare.

“Në realitet shtesat kanë qenë shumë të ulëta dhe kjo ka qenë pakënaqësia në përgjithësi, por ka pasur edhe pakënaqësi tjera, nuk është vetëm ana financiare janë edhe disa kushte tjera që i kemi paraqitur. Këto kërkesa kanë qenë të kahershme dhe nuk kanë lindur vetëm atë ditë. Po shpresojmë që do të ulemi dhe të bisedojmë e të vendosim prioritete se si të merremi vesh se cilat nga kërkesat do ta realizohen, varet nga Qeveria”, theksoi ai për Telegrafin.

Zeqiri deklaroi se shpreson që viti 2024 do t’i gjejë në kushte më të mira policët e Kosovës.

Ndryshe, të shtunën, Njësiti Intervenues Special dhe Sindikata e Policisë protestuan para Qeverisë.

Për të dytën herë, ata paraqiten kërkesat e tyre për Qeverinë, ku ndër të tjera potencuan nevojën për kushte më të mira të punës.

Më poshtë kërkesat e paraqitura të Policisë së Kosovës:

1. Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;

2. Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;

3. Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;

4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;

5. Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;

6. Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;

7. Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;

8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;

9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;

10. Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;

11. Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;

12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;

13. Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;

14. Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare;

Protesta ka përfunduar pas fjalimit të Zeqirit për media ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori