LAJMI I FUNDIT:

Policia në Mitrovicë konfiskon disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia në Mitrovicë konfiskon disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka konfiskuar në Mitrovicë disa pajisje për prodhimin e kriptovaluatave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani tha për Telegrafin se aksioni ka ndodhur sot rreth orës 11:00.


“Më datën 09.05.2023 rreth orës 11:00 Njësia e Hetimeve kundër narkotikëve DRP- Veri e mbështetur nga njësit DRP-Vero pas një pune hetimore-operative ka arritur të lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Mintaroëve’, ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, deklaroi ai.

Elshani njoftoi se është bërë konfiskimi këtyre pajisje: Antiminer T9- 16 copë. Antiminer S9 – 13 copë. Kartela Grafike 4Gb 32 copë. Kartela Grafike 8 Gb 33 copë. Power Suplyer 10 Copë./Telegrafi/