LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të një personi të dyshuar për ngacmim, i publikon fotografinë

Policia në kërkim të një personi të dyshuar për ngacmim, i publikon fotografinë

Policia e Kosovës me autorizim nga prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale të ngacmimit.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në muajin prill 2024.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe fton qytetarët që posedojnë informacione që mund të çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e tij, të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192.


Çdo informatë do të trajtohet me konfidencialitet për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij rasti. /Telegrafi/