Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prishtinë.

Siç njofton policia, ai kërkohet për vjedhje.


"Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje", thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.