Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se një qytetar në rrethinën e Ferizaj ka hasur në një mjet të pa shpërthyer derisa ishte duke bërë disa punime. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e KFOR-it dhe të FSK-së për ta larguar mjetin e dyshuar.

“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar gjersa ishte duke kryer disa punime (gërmime) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR dhe FSK kanë tërheq mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë në Ferizaj/Telegrafi/