Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 12 persona në Ferizaj, pasi që ata ishin duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 17:30.

“Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se është duke u kryer vepra e cekur, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë hasur në disa (12) persona të cilët ishin duke lozur bixhoz. Njësitet policore si dëshmi kanë konfiskuar 144-zhitona, dhe letra bixhozi”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia njofton se të gjithë personat pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq, rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore. /Telegrafi/