Sipas gazetës, kjo ka ndodhur për faktin se Shkupi zyrtar akoma nuk i ka njohur pasaportat e reja në të cilët shkruan” Republika e Kosovës”.

“Reagimi i shërbimeve kufitare ka ngjallur befasi në Kosovë, shkaku se qeveria maqedonase më parë paralajmëroi se do t’i pranojë pasaportat e Kosovës, pavarësisht asaj se ende nuk marrë vendim për njohjen e shtetit të Kosovës”, thuhet në shkrimin e gazetës kosovare.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dorëzuar të mërkurën gjashtë pasaportat e para të Republikës së Kosovës në duart e qytetarëve.