LAJMI I FUNDIT:

Policia me ligjërata nëpër shkolla për sigurinë në trafik

Policia me ligjërata nëpër shkolla për sigurinë në trafik

Njësia e Trafikut Rajonal të Policisë në Mitrovicë, në vazhdën e angazhimeve dhe qasjes aktive në ofrimin e sigurisë në shkolla, ashtu edhe në fushën e vetëdijesimit dhe parandalimit, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020, ka vazhduar me implementimin e planit të veprimit ‘siguria në shkolla’.

Sipas Policisë, gjatë muajit shtator zyrtarët policorë kanë mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’, ku kryesisht janë përfshirë nxënës të ciklit të ulët.

“Gjatë kësaj kohe ligjëratat i kanë dëgjuar rreth 600 nxënës të 13 shkollave të ndryshme në rajonin e Mitrovicës. Këto ligjërata janë mbajtur nëpër hapësirat shkollore, ku në këtë fazë janë përfshirë shkollat fillore të cilat kanë qasje në rrugë rajonale dhe magjistrale në komunat Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri. Ligjëratat kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik. Përveç ligjëratave teorike në fushën e sigurisë në trafik, nxënësve u janë ofruar edhe fletëpalosje me ilustrime të rregullave primare e elementare për sigurinë në trafik. Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, si dhe lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor”, thuhet në komunikatën e Policisë.


Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Kalo në kategori