LAJMI I FUNDIT:

Policia kufitare arreston dy të dyshuar dhe parandalon kontrabandën me armë dhe mallra

Policia kufitare arreston dy të dyshuar dhe parandalon kontrabandën me armë dhe mallra

Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, përfshirë krimet trans-kufitare ka iniciuar disa raste penale: ‘kontrabanda me mallra’, ‘import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’ dhe ‘posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’

“Patrullat policore të kufirit, më 20.04.2021 rreth orës 21:30 gjatë vëzhgimit të kufirit me dylbi nate kanë vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Republikës se Kosovës (në drejtim të fshatit Dremjak). Patrullat policore kanë arritur t’i ndalojnë dy (2) kuaj, të ngarkuar me mallra. Kuajt ishin të ngarkuar me njëqind (100) kuti duhan të përpunuar (i grirë) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) thasë me duhan të përpunuar (i grirë). Sasia e duhanit të konfiskuar në këtë rast është 260 kg, sasi kjo e cila është dorëzuar në Terminalin Doganor Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin për media.


Gjithashtu hetuesit policorë pas realizimit të masave të fshehta të hetimit më 21.04.2021 rreth orës 06:10 ka filluare zbatimi i urdhëresës për urdhër kontrolle të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të të dyshuarit B.H. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar), i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale: ‘import export, shitje te armëve dhe municionit’

Gjate realizimit te urdhëresës se Kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

Po ashtu më, 21.04.2021, rreth orës 03:00, gjatë kalimit të kufirit nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, një automjet të cilin e drejtonte: D.G. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga zyrtarë policore dhe ata doganor tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar: dy (2) qese najloni me nga 10 doza të dyshuara si substancë narkotike e llojit kokainë. Rasti procedohet tek Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori