LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon mbi 82 kilogramë marihuanë, armë, automjete dhe gjëra të ndryshme- arrestohen gjashtë persona

Policia konfiskon mbi 82 kilogramë marihuanë, armë, automjete dhe gjëra të ndryshme- arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Shtetit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi 82 kilogramë substanca narkotike, marihuanë.

Gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale në lokacione të ndryshme janë gjetur të fshehura në vende dhe mjete të ndryshme, provat e sekuestruara: 82 kilogramë e 914 gramë  marihuanë; 100 paketime të barnave të kontrabanduara, me peshë prej 100 kilogramëve e 180 gramëve; 1 pushkë gjuetie me 35 predha (fishekë) si dhe dy qese najloni të mbushura me barot dhe sfera për municion të armës së gjuetisë.


Po ashtu janë sekuestruar: 1 armë e gjatë ‘AK- 47’ me një karikator, 1 revole ‘TT’ me një karikator dhe 6 predha (fishekë), 1 dylbi e armës së gjatë, 174 predha (fishekë), 5 vetura të ndryshme, 15.774,50 €, 20 franga zvicerane dhe barna të llojeve të ndryshme.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i personave të dyshuar është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Blerja ,posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve”, “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore dhe pa banderolë” si dhe “Shmangia nga pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Me urdhër të prokurorit kompetent është bërë edhe kontrollimi i katër lokacioneve, prej tyre dy banesa të banimit, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Fushë Kosovë, si dhe dy shtëpi në Gjilan së bashku me një objekt përcjellës, të cilat dyshohet se grupi në fjalë i kanë përdorur për fshehje, shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për kontrabandë të barnave me origjinë të dyshimtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori