Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të veçanta lidhur me posedim dhe shpërndarje të narkotikëve në Prizren.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 20:00, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 4.22 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.


Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 22:55, ku një tjetër mashkull kosovar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 15.10 gram kokainë, 24.58 gram marihuanë, një peshore, 270 euro para të gatshme, një telefon, 30 qese plastike për paketim, dhe dy thika.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Hetimet lidhur me rastet po vazhdojnë. /Telegrafi/