LAJMI I FUNDIT:

Policia ka zbuluar 26 refugjatë në rrugën Gjevgjeli-Shkup

Policia ka zbuluar 26 refugjatë në rrugën Gjevgjeli-Shkup

Dje në ora 12, nga ana e një ekipi patrollues nga stacioni policor dhe stacioni për kontroll kufitar Bogorodicë, në rrugën Gjevgjeli-Shkup është vërejtur veturë “Renault Space” me targa të Velesit, ku pas shenjës së vozitësit për ta ndalur veturën, ai ka rritur shpejtësinë dhe është drejtuar kah fshati Miravc, ku është munduar të ikë.

Policia ka arrestuar personin S.M.(35) nga fshati Buzallkovë i Velesit dhe gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar 12 refugjatë dhe vozitësi i automjetit është dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejme.


Këtë mëngjes në vendkalimin kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në Maqedoni, në automjet ngarkues “Volvo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.T.(63) nga Serbia, me vendbanim në Shkup, janë zbuluar 14 refugjatë ilegal. Ndërmerren masat për ndriçimin e rastit./Telegrafi/