MPB njofton se ka ndaluar personin i cili mbrëmë ka sulmuar redaksinë e portalit "Infomax".

"Policët e Stacionit Policor Kisella Vodë ka ndaluar G.S. (43) nga Shkupi, menjëherë pasi morën një njoftim më 10.12.2025 në orën 23:45 nga A.M., prezantues i një emisioni në portalin "Infomax", i cili i raportoi në SPB Shkup se në redaksinë e portalit, e cila ndodhet në rrugën "Vostaniçka" në Shkup, një person mashkull hyri në redaksinë ndërsa po transmetohej programi drejtpërdrejt, dëmtoi dy dyer dhe pengoi transmetimin e emisionit, në të cilin i ftuar ishte ish-kryetari i Komunës S.J., ndërsa të pranishëm ishin edhe prezantuesi M.N. dhe një kameraman.


Më vonë u vërtetua se bëhet fjalë për një person me probleme shëndetësore, i cili më parë ishte trajtuar në Spitalin Psikiatrik Bardovci. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër G.S. do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të shpejtë", thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se do të vazhdojnë të sanksionojë me shpejtësi dhe pa dallim të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve ose shkeljeve të tjera të rendit dhe qetësisë publike, dhe kundër autorëve do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/