LAJMI I FUNDIT:

Policia ka ndaluar një dasmë në Haraçinë, ishin të pranishëm 200 persona

Policia ka ndaluar një dasmë në Haraçinë, ishin të pranishëm 200 persona
Foto ilustruese

Nga MPB informojnë se dje ka ndaluar një dasmë në një objekt hotelerik në Haraçinë, ku ishin të pranishëm 200 persona.

“Më 22.10.2020 rreth orës 21:00 policët nga SPB Shkup dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kryen kontrolle në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi, në një objekt hotelierik në fshatin Haraçinë. Kështu, në një objekt është mbajtur një festë familjare (martesë), ku ishin të pranishëm 200 persona.


Parashtrimet e duhura do të dorëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Brendshme për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Covid-19”, thuhet në deklaratën e MPB-së./Telegrafi/