Policia jep detajet e vjedhjes në Prishtinë nga shtetasja e Rusisë dhe ai i Shqipërisë


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar, një femër shtetase e Rusisë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit në një lokal kanë vjedhur një portofol.
Rasti ka ndodhur në sheshin "Ibrahim Rugova" në Prishtinë, të dielën në ora 15:30.
"Është raportuar se dy të dyshuarit një femër shtetase e Rusisë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit në një lokal kanë vjedhur një portofol", thuhet në raport.
Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/02/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































