Policia jep detaje të aksionit të mbrëmshëm, përdorën armët si dhe u lënduan dy policë nga goditja me veturë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksionit të mbrëmshëm, ku provuan të ndalin veturën e dyshuar, në të cilën ishin tre persona por që të njëjtit shpërfillën urdhrat e policisë.
Policia bën të ditur se më 15.10.2018 rreth orës 21:00, përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë veturën e dyshuar VW Golf, ngjyrë e kuqe, me tre persona në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për tu ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimësi me veturën e tyre veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta i ka drejtuar armën e zjarrit policëve të cilët në atë moment, duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejtë për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve që në ato çaste kanë mund të jenë fatale për jetën e policëve.
Ndërkohë që ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar mbështetja policore, është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës së dyshuar në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve; S. M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. S, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
I dyshuari i tretë N. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati.
Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.
Përgjatë kontrollit të bërë veturës së dyshuar si dhe të dyshuarve të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar: një revole të tipit Zoraki, të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë, një thikë, një shufër metalike, një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celular.
Dy zyrtar policor kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, përderisa vazhdon të jetë në kërkim policor i dyshuari i arratisur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi