LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit (Pamje të rënda)

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit (Pamje të rënda)

Gazetari Visar Duriqi ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar mbrëmë në mesnatë rreth orës 00:20  në rrugën “Hamdi Gjarqevci”, në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte një person në hyrje të banesës së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.


Sulmohet fizikisht gazetari Visari Duriqi, dhëmbë dhe hundë të thyer (Pamje të rënda)
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht gazetari Visari Duriqi, dhëmbë dhe hundë të thyer (Pamje të rënda)

“Rreth orës 00:20 është raportuar për një sulm fizik të ndodhur në rrugën ‘Hamdi Gjarqevci’ në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese hetimore për rastin  lëndim i rëndë trupor”, ka thënë ndër të tjera Agron Borovci. /Telegrafi/