LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për laboratorin e drogës në Leposaviq

Policia jep detaje për laboratorin e drogës në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka zhvilluar një kontroll të një objekti në dy kate në Leshak të Leposaviqit, ku ka gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

Në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës, sot më 01.07.2022, pas hetimeve paraprake ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposaviqit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit”.


“Pas marrjes së këtij urdhri, sot më 01.07.2022, rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij,  janë gjetur pajisje për kultivimin e  kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme.

“Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë. I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftim.

Lajmin për gjetjen e laboratorit për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit, e ka bërë të ditur më herët edhe ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviq - konfiskohen pajisje me vlerë 250 mijë euro
Lexo po ashtu Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviq - konfiskohen pajisje me vlerë 250 mijë euro

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka përgëzuar njësitet e Policisë së Kosovës dhe ka thënë se “padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori