LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për grabitjen në bankë, dyshohet se janë grabitur rreth tetë mijë euro

Policia jep detaje për grabitjen në bankë, dyshohet se janë grabitur rreth tetë mijë euro

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e grabitjes së në banke në Prishtinë, të premten në orët e mëngjesit.

Policia njofton se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private dhe kanë marr rreth 8 mijë euro.

“Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.


Tre persona të armatosur grabisin një bankë në Prishtinë
Lexo po ashtu Tre persona të armatosur grabisin një bankë në Prishtinë

Ndryshe, pas grabitjes së bankës kanë reaguar edhe Shoqata e Bankave të Kosovës.

Shoqata ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve.

Shoqata e Bankave të Kosovës thekson se në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor.

“Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë”, thuhet më tej.  /Telegrafi/