LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për 100-vjeçarin që dyshohet se u vetëvra në Klinë

Policia jep detaje për 100-vjeçarin që dyshohet se u vetëvra në Klinë

Një person i moshës rreth 100-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës të martën mbrëma në Klinë.

Policia njofton se rreth orës 21:22 është raportuar se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete.


“Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë  relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Vdekjen e viktimës bëhet e ditur se e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje.

Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka deklaruar se sipas raportit policor në vendngjarje, viktima është 93-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori