LAJMI I FUNDIT:

Policia holandeze me “befasi” për hajnat e veturave

Policia holandeze me “befasi” për hajnat e veturave

Policia në Roterdam të Holandës ka përgatitur një “befasi” të veçantë për hajnat e dyqaneve, argjendarive apo restoranteve, por edhe ata të veturave – kurse në pyetje është një lloj specifik i sprejit.

Spreji SelectDNA aktivizohet kur hajni në mënyrë të paautorizuar futet në hapësirë – kështu që me ndihmën e pajisjes piroteknike substanca shpërndahet nëpër tërë hapësirën – duke e mbuluar edhe hajnin, transmeton Telegrafi.


Çdo sprej ka “përbërësit e saj në përshkrim”, e me ndezjen e dritave ultravjollcë mund të përcaktohet se nga cila hapësirë është futur hajni.

Në fakt, spreji mbetet në duart dhe pjesët e tjera të trupit për katër javë – duke mos mundur të pastrohet me asnjë lloj përbërësi.

E për shkak të përvojës pozitive dhe rënies së veprave kriminale, spreji përdoret në Amsterdam, e tani policia holandeze paralajmëron përdorimin e tij edhe në vetura në Roterdam.

Policia do t’ua shpërndaj sprejin të gjithë qytetarëve të interesuar, që do të veprojnë në kombinim me alarmin. Rezultatet e parë të pilot projektit në qytetin Zuendreht tregojnë për rënie të numrit të vjedhjeve.

Për këtë, policia në Roterdam pret që kjo masë dhe spreji të “shpartalloj” hajnat. /Telegrafi/