Policia gjermane ndihmon kapjen e emigrantëvet kosovarë në kufirin hungarez (Video)

Disa prej emigrantëve pushojnë në Beograd, ndërsa të tjerë vazhdojnë rrugën drejt destinacionit të tyre. Ata synojnë vendet e Bashkimit Evropian, duke kaluar përmes kufirit serbo-hungarez.
Ndërkohë, autoritetet serbe kanë në krah të tyre edhe policinë gjermane.
Efektivët gjermanë, të pajisura me kamera termike, janë duke ndihmuar patrullën e kufirit serb, për t’ju bërë thirrje klandestinëve lidhur me rregullat e reja të cilat janë ashpërsuar.
Videoja tregon se si familjet kalojnë përmes ngricave në kufi, duke mbajtur fëmijët dhe sendet e tyre. /Shekulli/
Nga
Telegrafi
14/02/2015




















































