Drejtoria e Policisë Financiare po kontrollon dokumentacionin e Komunës së Qendrës. Një procedurë para hetimore është iniciuar në rastin ku Pelagonia SHA Gostivar ka marrë 1.6 milion euro nga arka komunale për një projekt që u ndërpre nga kryetari Andrej Zhernovski kur erdhi në krye të komunës. Burimet për Alsat M thonë se hetimi ishte në kërkesën e Komunës Qendër. Dje drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi në një intervistë për Alsat M tha se ata kanë hapur procedura edhe për zyrtarët e tanishëm.
“Ne kemi një rast ku përfshihen zyrtarë të caktuar nga pushteti aktual. Unë besoj se në të ardhmen ata do të përfundojnë me rezultate për të cilat do të ngrihen kallëzime adekuate në prokurorinë publike”, tha Arafat Muharremi, drejtor i drejtorisë së Policisë Financiare.
Bëhet fjalë për garazhin në kate që duhej të ndërtohet përballë ndërtesës Nova Makedonija. Komuna Qendër e ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratën edhe pse kompania e ndërtimit tashmë e kishte marrë punën. Nga Komuna Qendër nuk u përgjigjën mesazheve tona, ndërsa Zernovski për Alsat-M tha se ai ishte i njoftuar me hetimin e policisë financiare, por pohon se nuk ka asgjë të paligjshme në tërë procedurën.
“Marrëveshjen nuk e ka ndërprerë Komuna e Qendrës, por kompania e ndërtimit ‘Pelagonija SHA Gostivar’ me vendim gjyqësor. Është jashtë çdo arsyeje të pranohet teza se ata kanë humbur fitimet me lartësinë e çmimit për të cilin duhej të ndërtohej garazhi barok shumëkatëshe. Sipas aktvendimit, rezulton se “Pelagonija” do ta kishte ndërtuar garazhin me 0 denarë shpenzime. Procesi ende nuk është zgjidhur përfundimisht dhe unë besoj se Gjykata Supreme do të korrigjojë palogjikshmërinë e gjykatave më të ulëta”, tha Andrej Zhernovski, ish kryetar i Komunës Qendër.
Qëndrim gjithashtu kërkuam edhe nga kompania e ndërtimit, por prej aty njoftuan se nesër do të shpallnin pozicionin e tyre. Sipas informatave, udhëheqja e tanishme e Komunë Qendër do të ankimoj në Gjykatën Supreme dhe do të kërkojë anulimin e vendimit të gjykatës se “Pelagonija SHA Gostivar” është dëmtuar me mbi një milion euro, sepse ka marrë punë nga paraardhësi i Zhernovskit – Vladimir Todoroviçi, që më vonë kontrata për ndërtimin e objektit do të ndërpritet. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City