LAJMI I FUNDIT:

Policia e Vuçiqit ndalon edhe një politikan serb në Merdar, nuk i lejohet të hyjë në Serbi

Policia e Vuçiqit ndalon edhe një politikan serb në Merdar, nuk i lejohet të hyjë në Serbi

Kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka deklaruar se sot rreth mesditës është ndaluar në mënyrë të ngjashme si Rada Trajkoviq në vendkalimin kufitar në Merdar dhe se pjesëtarët e Policisë së Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbi nga territori i Kosovës.

Bogdanoviq ka deklaruar për “N1” se e kishin nxjerrë nga autobusi që qarkullonte në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kishin dhënë dy mundësi, të priste vendimin për të në vendkalim ose të kthehej në Kosovë.

“Mu afruan pjesëtarë të policisë, ishin shumë profesionistë, më thanë që duhej të dilja nga autobusi dhe të nxirrja edhe gjërat e mia. Me mua udhëtonte edhe Marija Iliq, drejtoresha politike e ‘Odgovor’, e cila u solidarizua me mua dhe doli nga autobusi. Në ambientet e policisë më kontrolluan sendet e mia, pa presion. Më thanë se kishte një urdhër që të isha këtu, pa shpjeguar pse. Kjo është e njëjta mënyrë si është arrestuar edhe Rada Trajkoviq”, ka thënë Bogdanoviq, transmeton Telegrafi.


Ai deklaron se do të qëndrojë në ambientet e policisë në vendkalimin kufitar, pasi siç thotë, se Serbia është atdheu i tij, nuk mendon të kthehet në Kosovë dhe se po i mohohet e drejta themelore e njeriut për lirinë e lëvizjes.

“Arsyeja e ndalimit tim në vendkalim është konferenca për media që u mbajt në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv. Kurti tregoi respekt për organizatën politike që unë drejtoj dhe regjistrimi i ‘Odgovor’ në Kosovë është duke u bërë”, tha Bogdanoviq.

Ai vlerësoi se ndalimi i tij është “revanshizëm politik ndaj kujtdo që kundërshton politikën e Beogradit zyrtar”.

Bogdanoviq theksoi se ka probleme me disa sëmundje dhe se për secilin rast është dashur të thirrej ekipi mjekësor i urgjencës.

“Do të pres që shërbimin e urgjencës të bëjnë ekzaminimet dhe më pas do të flas me një nga efektivët e policisë ose të Agjencisë Serbe të Sigurisë. Kjo është e njëjta torturë si me Rada Trajkoviqin. Kështu mund të mbahem maksimumi 28 orë”, ka përfunduar Bogdanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori