Policia Rrugore e Shqipërisë po vazhdon punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të kodit rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Sipas Policisë, në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.628 raste, nga këto 310 raste për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 456 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 354 për parakalim të gabuar, 76 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 33 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.
“Janë pezulluar 59 leje drejtimi nga këto 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 35 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për mosrespektim semafori përsëritës për herë të tretë, 3 për qarkullim në sens të kundërt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?