LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë injoron dhunën ndaj kafshëve

Policia e Maqedonisë injoron dhunën ndaj kafshëve

Në një hulumtim të rrejtit të gazetarisë hulumtuese të Ballkanit – BIRN, thuhet se policia e Maqedonisë akuzohet se kanë injoruar ankesat për keqtrajtim të kafshëve, pas publikimit të disa fotove ku shihet një kudër shtatzënë, e varur dhe e therrur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Policia lokale e Rosomanit i ka thënë BIRN-it se janë duke hetuar pohimet se oficerët e policisë kanë dështuar t’i përgjigjen një ankese për abuzim të dhunshëm ndaj një kafshe.


Kërkesa është bërë nga OJQ ”Anima Mundi”, kurse zëdhënësja e policisë së Velesit, Anita Stojkovska deklaron se janë duke u bërë kontrolle të brendshme, nëse zyrtarët policorë kanë refuzuar ta regjistrojnë raportimin, ndërkaq të dhënat e siguruara për keqbërësin do të publikojen së shpejti, pasi që interesi i publikut për këtë rast është i madh.

Sipas ligjeve të Maqedonisë, keqtrajtimi i kafshëve është një krim i ndëshkueshëm dhe se personat që vërtetohet se kanë kryer këtë vepër, mund të dënohen deri 1 vit burg./Telegrafi/