LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës, së shpejti me kamera në trup

Policia e Kosovës, së shpejti me kamera në trup
Foto: Ilustrim

Gjithçka ndodh përreth tyre do ta shohin policët e Kosovës. Por, jo vetëm me sy. Janë kamerat e sigurisë ato që do të vendosen në trupin e këtyre zyrtarëve për të xhiruar çdo parregullsi.

Projekti për pajisjet e tilla ka filluar fazën testuese, derisa kurdo që ato të funksionalizohen përnjëmend po thuhet se do të ndikojë në zgjidhjen më të shpejtë të rasteve.


“Ato kamera janë dëshmi autentike që tregojnë se si ka rrjedhë ngjarja, poashtu ndikon edhe në aspektin e luftimit të krimit sepse shumëçka mundet të konvertohet në prova varësisht nga ngjarja”, tha koloneli i pensionuar, Rrahman Sylejmani, raporton Klan Kosova.

Organet e rendit njoftuan se prova po bëhet fillimisht me policët e trafikut, për të vazhduar më pas me të tjerët.

Varësisht nga njësiti ku operojnë do të zgjidhet edhe mënyra e vendosjes së kamerës. E me pajisjet e reja pritet që të monitorohen edhe sjelljet e policëve, gjë që do t’i ndihmojë edhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky projekt, që po përkrahet nga ShBA-ja, do të argumentojë poashtu aktivitetet policore që kryhen në terren.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori