Policia e Kosova ka arrestuar një person i cili dyshohet se 26 vjet më parë kreu një vrasje.

Krimi kishte ndodhur në Klinë, në vitin 1991, ku i vdekur kishte mbetur Agron Marmullaku, raporton Klan Kosova.


I dyshuari akuzohet se ka vrarë Agron Marmullakun, si dhe ka plagosur rënd Haxhi Berishën.

Policia ka konfirmuar se arrestimi është kryer në mëngjes.

I ndjeri Agron Marmullaku në ditën kritike ka qenë duke hyrë ne restorantin “Fontana” në Klinë që ishte afër zyrës së tij.