Sipas Elshanit, policia e Kosovës ka kapur në mëngjesin e së enjtes shtatë veta në fshatin Marinë të komunës së Podujevës si dhe ua ka konfiskuar mjetet e udhëtimit.

Elshani ka shtuar se grupi prej shtatë vetash është dërguar në stacionin e policisë në Prishtinë. Sipas mediave serbe, serbët e kapur e kanë kaluar kufirin e Kosovës me qëllim që të vjelin boronica.