LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës jep detaje nga incidenti i shëmtuar mes tifozëve të Ballkanit dhe Llapit

Policia e Kosovës jep detaje nga incidenti i shëmtuar mes tifozëve të Ballkanit dhe Llapit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth incidentit të ndodhur në Podujevë në mes të tifozëve të Llapit dhe Ballkanit.

Ndeshja përfundoi 3-2 në të mirë të llapjanëve, dhe kjo dëshpëroi mbështetësit e skuadrës nga Suhareka, me çka edhe filluan demolimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Gjuajta me karrige mes dy tifozerive ka bërë që organet e rendit të arrestojnë 21 persona.


Skena të shëmtuara në Podujevë: Tifozët e Llapit dhe Ballkanit gjuhen me karrige - disa përfundojnë në rrugët e qytetit
Lexo po ashtu Skena të shëmtuara në Podujevë: Tifozët e Llapit dhe Ballkanit gjuhen me karrige - disa përfundojnë në rrugët e qytetit

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, Policia e Kosovës jep detaje për këtë incident:

Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë

Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli,  tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur  mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.

Dhjetëra persona të arrestuar nga Policia e Kosovës për incidentin mes tifozerive në Podujevë
Lexo po ashtu Dhjetëra persona të arrestuar nga Policia e Kosovës për incidentin mes tifozerive në Podujevë

Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit  e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori