LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës aksion në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës aksion në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.


“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.

Ndryshe, Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës janë duke zhvilluar këtë aksion. /Telegrafi/