Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, ka publikuar një thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale "Vjedhje e rëndë", sipas nenit 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dhënat personale të të dyshuarve, përfshirë datëlindjen dhe adresën e banimit, mbeten ende të panjohura.


Policia njofton se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me identitetin apo vendndodhjen e personave të paraqitur në fotot e publikuara, të kontaktojnë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor ose përmes kanaleve të mëposhtme:

Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”

E-mail: info@kosovopolice.com

Numrat kujdestarë: 192 ose 038 508 07001

Policia siguron se të gjitha informacionet e ofruara nga qytetarët do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/