LAJMI I FUNDIT:

Policia bullgare bastis zyrat e ‘OneCoin’

Policia bullgare bastis zyrat e ‘OneCoin’

Zyrat qendrore të OneCoin në Sofje u bastisën nga policia. Pavarësisht se serverët janë ndalur, OneCoin ende vazhdon të qëndrojë operacional.

Bastisja erdhi me kërkesë të Prokurorisë gjermane të Bielefeldit dhe u realizua nga agjencitë ligjzbatuese bullgare dhe autoritetet policore të Bashkimi Evropian.

OneCoin, një monedhë e cila promovon vetveten si një model i centralizuar me në fokus sigurinë por nuk mund të cilësohet si monedhë kriptografike për tre arsye: nuk është e decentralizuar, nuk funksionon me softuerë me burim të hapur dhe nuk ka një regjistër publik.

Dokumentet dhe serverët u konfiskuan nga One Network Services, një kompani bullgare e cila shërben si përfaqësues dhe distributor i OneCoin dhe 14 kompanive të tjera dhe 50 vetë u morën në pyetje ndërsa ende s’ka pasur arrestime.

Kompania është e regjistruar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shihet nga autoritetet si një skemë piramidale. Themeluesja e OneCoin me origjinë bullgare, Ruja Ignatova mban shtetësi gjermane.

Në maj të 2017-së një përfaqësues i OneCoin u arrestua në Kazakistan, ndërsa 23 të tjerë në Indi.

Në gusht të 2017-së, autoritetet italiane gjobitën OneCoin me 2.6 milionë euro duke e cilësuar si një Skemë Ponzi. /PCWAlbanian