LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një zyrtare të komunës së Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Policia arreston një zyrtare të komunës së Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Prishtinë, pasi ka pranuar informatën për keqpërdorime dhe shkelje ligjore në komunën e Prishtinës, ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Dyshimet hidheshin mbi një të dyshuar në sektorin e pagesave të tatimit në pronë, transmeton Telegrafi.

“Pas hetimeve disa javore, hetuesit e NJRHKEK-së, kanë ardhur në përfundim se e dyshuara N. D., viti i lindjes 1980, f/k/sh, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj dhe nga muaji mars deri në tetor 2019, ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro (vërtetime për regjistrimin e automjeteve)”, thuhet në njoftimin e Policisë e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimit të dëshmive, intervistimit të dëshmitarëve dhe intervistimit të të dyshuarës në prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë, e dyshuara dërgohet në mbajtje prej 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori