LAJMI I FUNDIT:

Polici serb rrah për vdekje një mysliman boshnjak në Sanxhak – zbulohen detaje dhe pamje të ngjarjes shokuese

Polici serb rrah për vdekje një mysliman boshnjak në Sanxhak – zbulohen detaje dhe pamje të ngjarjes shokuese

Tridhjetë e pesë vjeçari Ervin Çelahmetoviq nga Priboj i Sanxhakut ka ndërruar jetë, pasi është rrahur në një restorant në qendër të qytetit nga bashkëqytetari Igor Avramoviq (28), përndryshe polic me adresë në Beograd, i cili në kohën e sulmit ishte jashtë detyrës.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, i ndjeri Ervin – një mysliman boshnjak – ishte duke u shoqëruar me miqtë e tij në një kafene, kur Igor, i cili ndodhej në të njëjtin lokal, i është afruar dhe pas një debati të shkurtër ka nisur ta rrahë brutalisht, përcjell Telegrafi.


Pas goditjeve, Ervini është rrëzuar përtokë dhe ka mbetur i palëvizur.

Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendngjarje, por Çelahmetoviq nuk ka mundur të shpëtojë.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit të njohur.

Ndërkohë thuhet se Igor Avramoviq punon si pjesëtar i njësisë speciale të policisë në Beograd dhe gjatë fundjavës ka ardhur në vendlindje.

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë në kërkim intensiv për të dyshuarin, ndërsa dy persona janë ndaluar për intervistim informativ nën dyshimin se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori