LAJMI I FUNDIT:

Polici i vendosur, hidhet mbi veturë dhe nuk e lëshon të dyshuarin të ikë (Video)

Polici i vendosur, hidhet mbi veturë dhe nuk e lëshon të dyshuarin të ikë (Video)

Mënyra si ky polic e rrezikon jetën për kapjen e të dyshuarit është e pabesueshme. Ndjekje e të dyshuarit nga policia si në filma të Hollywoodit ka ngjarë në Rusi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Yekaterinburg, ku një polic 22 vjeçar ka hipur mbi veturën e një të dyshuari vetëm që ta ndalojë atë, transmeton koha.net.


Ryabkov i ka dalë përpara veturës së drejtuar nga një 31 vjeçar, mirëpo kjo nuk e ka ndalur këtë të fundit, pasi ai voziti drejt trupit të policit, pa u ndalur.

Megjithatë, polici kërceu dhe u kap në fshirësen e xhamit, ku qëndroi deri sa Shaehov u ndalua. Ky moment u kap nga një kamerë në rrugë dhe videoja është postuar në YouTube.

Raportohet se në fund policia arriti ta ndalojë Shaehovin, i cili mund të dënohet deri në 10 vite në burg për shkak të akuzave që e rëndojnë. /Telegrafi/