LAJMI I FUNDIT:

Polici Chauvin u dënua për vrasjen e Floyd, por çka më tutje?

Polici Chauvin u dënua për vrasjen e Floyd, por çka më tutje?

Sytë e SHBA-së dhe botës ishin të drejtuar në një gjykatë në Minnesota, gjegjësisht në gjyqin ndaj policit, Derek Chauvin, i cili u gjykua për vrasjen e George Floyd në maj të vitit 2020.

Ish-oficeri i policisë u gjunjëzua në qafën e afrikano-amerikanit për më shumë se nëntë minuta gjatë një arrestimi në qytetin e Minneapolisit, duke injoruar lutjet që nuk mund të merrte frymë. Floyd u shpall i vdekur një orë më vonë.


Të martën, një juri e shpalli Chauvin fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim pas një gjykimi tre-javor, raporton bbc.

Tani shtrohet pyetja: Çfarë do të ndodh më pas?

Do të kalojnë edhe tetë javë para se Gjykatësi i Qarkut Hennepin, Peter Cahill të dënojë përfundimisht Chauvinin, duke shfrytëzuar kohën e duhur për të shqyrtuar opsionet.

Sipas udhëzimeve të Minnesotës, dënimi minimal është 12.5 vjet për akuzën më të rëndë, sipas agjencisë së lajmeve reuters.

Sidoqoftë, të gjitha akuzat – që të gjitha kërkojnë që veprimet e Chauvinit të kenë çuar në vdekjen e Floydt, por interpretojnë qëllimet e ndryshe – kanë dënime maksimale të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Biden flet pas dënimit të policit Chauvin që shkaktoi vdekjen e Floydt
Lexo po ashtu Biden flet pas dënimit të policit Chauvin që shkaktoi vdekjen e Floydt

Akuza më e rëndë, vrasja e shkallës së dytë – e cila vlen nëse kryeni një sulm serioz, i cili luajti një rol thelbësor në shkaktimin e një vdekjeje të paqëllimshme – mbart një dënim maksimal prej 40 vjetësh.

Vrasja e shkallës së tretë – e përcaktuar si shpërfillje ndaj jetës njerëzore ndërsa kishte “mendje të shthurur” duke bërë diçka që konsiderohet “jashtëzakonisht e rrezikshme” për një person tjetër që rezulton në vdekjen e tij – mbart një dënim maksimal prej 25 vjetësh.

Vrasje pa paramendim – e përcaktuar si veprimi nga pakujdesia, krijimi i rrezikut të paarsyeshëm dhe shkaktim i rrethanave për të vrarë ose dëmtuar një person tjetër – ka një dënim maksimal prej 10 vjetësh, ose gjobë prej 20 mijë dollarësh.

Ky ishte reagimi i ish-policit Derek Chauvin, në momentin që e kupton vendimin e gjykatës
Lexo po ashtu Ky ishte reagimi i ish-policit Derek Chauvin, në momentin që e kupton vendimin e gjykatës

Prokurorët po kërkojnë më shumë se dënimi minimal, duke argumentuar se kishte rrethana rënduese – përfshirë arrestimin që po ndodhte para një fëmije nëntë vjeçar.

Është e paqartë nëse gjyqtari ka të ngjarë të shqiptojë dënime të njëkohshme (të mbajtura në të njëjtën kohë) apo të njëpasnjëshme (të vuajtura njëra pas tjetrës) për secilën pikë.

Dënimet në të njëjtën kohë do të arrinin të paktën 12.5 vjet, ndërsa dënimet e njëpasnjëshme mund të nënkuptojnë 75 vjet pas hekurave, megjithëse lirimi me kusht zakonisht jepet pasi t’i vuan prapa grilave dy të tretat e dënimit.

Ku është tani Chauvin?

Chauvin ishte duke gjykuar në liri, por kjo u revokua kur u shpall fajtor. Ai aktualisht po mbahet në Institucionin Korrektues të Minesotës – Oak Park Heights, thanë zyrtarët për mediat.

Ekipi mbrojtës i Chauvinit nuk ka komentuar ende mbi vendimin, por pritet të apelojë, transmeton Telegrafi.

Disa ekspertë kanë argumentuar se niveli i lartë i mbulimit nga media, si dhe një zgjidhje prej 27 milionë dollarësh e dhënë nga qyteti i Minneapolisit për familjen e Floydt pak para fillimit të gjyqit, mund t’i japin atij një bazë për një apel. Avokati i mbrojtjes, Mark Geragos e përshkroi rezultatin si një “përfundim të paracaktuar”.

Komentet e bëra nga Kongresistja demokrate, Maxine Waters të shtunën – duke i nxitur njerëzit të “qëndronin në rrugë” gjersa vazhdonte gjykimi i Chauvinit – u kritikua gjithashtu ashpër nga Gjykatësi Cahill. Ai shkoi aq larg sa që pohoi se mund t’i kishin dhënë mbrojtjes “diçka në apel që mund të rezultojë në përmbysjen e këtij gjyqi”.

Po çfarë do t do të ndodh me policët e tjerë?

Tre policët e tjerë ishin të përfshirë në arrestimin e Floydt. Tou Thao, J Alexander Kueng dhe Thomas Lane po përballen të gjithë me gjyq, të akuzuar për ndihmë në vrasjen e shkallës së dytë dhe ndihmë në vrasjen e rëndë.

Ish-policët, të cilët u pushuan nga puna, aktualisht janë kanë liri të kufizuar. Gjyqi i tyre është caktuar për 23 gusht të këtij viti.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 40 vjet burgim prapa grilave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori