LAJMI I FUNDIT:

Policët që luftuan terroristët në Banjskë, akoma të pa dekoruar nga shteti

Policët që luftuan terroristët në Banjskë, akoma të pa dekoruar nga shteti

Pjesëtarët e njësive elitare të policisë që zmbrapsën terroristët serbë në Banjskë nuk janë dekoruar akoma nga shteti për heroizmin e tyre. Dikush këtë po e lidhë me hakmarrje sepse ishin të njëjtit që protestuan për kërkesa

Ndonëse nuk janë ushtarë, ata u përballën me armë të rënda ushtarake, si zolla, mina, snajperë e predha të kalibrave të rëndë.


Por në fund dolën fitimtarë, gjallë dhe nuk lënduan civilë as nuk dëmtuan monumentet fetare në Banjskë. Por, mbi të gjitha mbrojtën sovranitetin.

Mirëpo, për këta zyrtarë nuk ka ndodhur diçka që ndodhë zakonisht në të tilla rastesh.

Ata nuk janë dekoruar për heroizmin e tyre.

Si po u shmanget Serbia masave ndëshkuese të BE-së për Banjskën?
Lexo po ashtu Si po u shmanget Serbia masave ndëshkuese të BE-së për Banjskën?

I vetmi që është nderuar nga presidentja është rreshteri policor, Afrim Bunjaku, i pasi u vra në këtë aksion, u shpall hero nga shefja e shtetit.

Një dekorim për disa zyrtarë kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar, por ata nuk ishin marrë pjesë në operacionin në Banjskë, derisa ishin vlerësuar në përgjithësi për angazhimin e tyre në veri.

Sipas një udhëzimi administrativ për medaljet, shpërblimet dhe mirënjohjet ekzistojnë tri lloje të dekorimeve për polic.

KFOR ekzaminon zollat e gjetura në Banjskë dhe po siguron zonën për të parë nëse ka armë të tjera
Lexo po ashtu KFOR ekzaminon zollat e gjetura në Banjskë dhe po siguron zonën për të parë nëse ka armë të tjera

Sipas një udhëzimi administrativ.

“Medalja për lëvdatë, stimulimi shtesë është 250 euro. Medalja për shërbim të dalluar, stimulimi shtesë është 300 euro, medalja për mburojë të policisë, stimulimi shtesë është 350 euro.”/TV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori