LAJMI I FUNDIT:

Policët e Kosovës me kamera të trupit, sot bëhet pranimi i donacionit

Policët e Kosovës me kamera të trupit, sot bëhet pranimi i donacionit
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të bëhet pranimi i donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Lidhur me këtë donacion sot do të mbahet një konferencë për media në Policinë e Kosovës.


Në njoftim bëhet e ditur se në këtë konferencë pritet të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/