LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë dhe pesë persona të tjerë

Policia arreston kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë dhe pesë persona të tjerë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), ka njoftuar se në tri lokacione të ndryshme, në tri raste të ndara, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale.

Në njoftimin e bërë për media thuhet rasti i parë ka qenë në Ferizaj.

“Rasti i parë, pas hetimeve paraprake, pas grumbullimit të provave të nevojshme, pas pranimit të Urdhër Kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore-Ferizaj, sot më 13.02.2020, policia ka realizuar planin operativ ‘Kontrabanda’ ku janë kontrolluar katër lokacione. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e madhe e barnave, kartëmonedha euro, armë, substancë e dyshuar narkotike, katër vetura dhe dëshmi tjera. Nën dyshim për përfshirje në veprat penale: Kontrabanda me mallra dhe Dhënia e ryshfetit, janë arrestuar katër të dyshuar: A.L., viti i lindjes 1974, mashkull kosovar; A.L., viti i lindjes 1983, mashkull kosovar; L.B., viti i lindjes 1976, mashkull kosovar dhe F.S., viti i lindjes 1980, mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se rasti i dytë ka qenë në Prishtinë.

“Rasti i dytë, sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Ushtrim i ndikimit, hetuesit policorë
kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, vijon njoftim.

Policia bën të ditur se operacioni është realizuar edhe në Drenas.

Rasti i tretë, sot, më 13.02.2020, në Drenas, hetuesit policorë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: Falsifikim i dokumenteve dhe Mashtrimi,  kanë arrestuar të dyshuarin: Xh.H., viti i
lindjes 1962. I dyshuari gjatë gjashtë muajve (korrik-dhjetor 2019), derisa ishte nënkontraktor për pastrimin e veturave të policisë, ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara (shtim të numrit) duke shkaktuar një dëm në vlerë rreth 1,000.00 (një mijë) €”.

Policia bën të ditur se me aktvendim të prokurorëve kompetentë, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori