LAJMI I FUNDIT:

Poirier pas triumfit ndaj McGregor: Jam i lumtur, por jo i befasuar – nëse Khabib nuk kthehet, unë jam kampioni

Poirier pas triumfit ndaj McGregor: Jam i lumtur, por jo i befasuar – nëse Khabib nuk kthehet, unë jam kampioni

Dustin Poirier ka folur pas fitores me nokaut ndaj Conor McGregor në meçin e zhvilluar në UFC 257 në ‘Fight Island’ në Abu Dhabi.

Luftëtari amerikan ka befasuar të gjithë duke e mposhtur irlandezin në rikthimin e tij në UFC, në raundin e dytë me nokaut.

Por, nga kjo fitore nuk është befasuar edhe vet Poirier, i cili ishte i përgatitur maksimalisht për ta mposhtur McGregorin.


Rikthim i tmerrshëm për McGregorin në UFC, mposhtet me nokaut nga Poirier
Lexo po ashtu Rikthim i tmerrshëm për McGregorin në UFC, mposhtet me nokaut nga Poirier

“Jam i lumtur, por nuk jam i befasuar. Unë vetëm bëra punën tim”, ka thënë fillimisht Poirier pas fitores.

“Conor e mori këtë rezultat me shumë profesionalizëm këtu. Ai është një profesionist. Nuk kam asgjë tjetër përveç respektit. Ne jemi 1-1; mbase duhet ta bëjmë përsëri një meç”.

“Unë jam thjesht i lumtur në vendin që jam. Jam i lumtur me njeriun që shoh në pasqyrë. Kjo luftë është e shkëlqyeshme. Kjo fitore është e shkëlqyeshme”.

Poirier dukej i pakujdesshëm për të ardhmen e Khabib Nurmagomedov, duke e deklaruar veten kampion pas fitores ndaj McGregor.

“Ndjeva se kjo ishte një luftë për titull. Nëse Khabib nuk do të kthehet, unë dhe Conor jemi dy luftëtarët më të mirë. Unë jam kampion”, përfundoi amerikani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Kalo në kategori