Pogba i vendosur për kalimin te Reali

240:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 20: Paul Pogba of Manchester United during the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United at Stamford Bridge on October 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images) 12:"Getty Images
Paul Pogba dëshiron me çdo kusht të transferohet te Real Madridit gjatë verës - njofton Independent.
Mesfushori francez është i shqetësuar për pamundësinë e Manchester Unitedit për të sfiduar për titullin e Ligës Premier.

Ai beson se Djajtë e Kuq nuk do të arrijnë ta fitojnë titullin për disa vite në vijim, prandaj mendon për sfida të reja.
Reali është ëndërr e tij, këtë e ka pohuar në një deklaratë të mëhershme, ndërsa tashmë po spekulohet se ai mendon seriozisht që ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.
Pogba nuk dëshiron të presë projektin rindërtues të Unitedit, duke qenë se nuk beson në suksesin afatshkurtër të tij. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































