LAJMI I FUNDIT:

Pogba po shikon çdo mundësi që të mos humb Kupën e Botës

Pogba po shikon çdo mundësi që të mos humb Kupën e Botës

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka shtyrë konsultën e tij të planifikuar me specialistë, pasi mesfushori duhet të diskutojë edhe me Francën nëse duhet të futet në operacion, që mund ta përjashtojë atë nga Kupa e Botës 2022.

Ish-lojtari i Manchester United ka në dëmtim në meniskun anësor në gjurin e tij të djathtë, gjë që u zbulua pas një seance stërvitore në Los Angeles.

Ai pritej të futej në operim në SHBA dhe të ishte në stërvitje për pak më shumë se një muaj, por në vend të kësaj ai u kthye në Evropë.


Sot pritej të kishte një konsultë në Lyon me profesorin Sonnery Cottet-Bertrand, i cili gjithashtu ia kreu një operacion në gju Zlatan Ibrahimovicit, por kjo është shtyrë për javën e ardhshme.

Sipas Calciomercato.com dhe Gazzetta dello Sport, Pogba, Juventus dhe stafi mjekësor i Francës duan të analizojnë çdo gjë përpara se të marrin vendim.

Ndërsa operacioni që do ta përjashtonte atë për një deri në dy muaj është i mundur, ai mund të jetë vetëm një rregullim i përkohshëm dhe të lërë rrezikun e dëmtimit të gjurit edhe më tej.

Një operim më i gjatë dhe qepje e meniskut do ta zgjidhte çështjen një herë e përgjithmonë, por në të njëjtën kohë do të rrezikonte që Pogba të përjashtohej për pesë muaj dhe për këtë arsye të humbiste Kupën e Botës 2022, e cila do të luhet në Katar në nëntor dhe dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori