Pogba: Nëna më thoshte gjithmonë se do të kthehesha te Manchester United

Paul Pogba ka thënë se nëna e tij e dinte gjithmonë se ai do të kthehej në Manchester United, por e pranon se ka mësuar shumë në Juventus nga Andrea Pirlo.
Pogba e filloi karrierën e tij në United, kaloi te Juve, por u kthye sërish në klubin amë në vitin 2016 për 105 milionë euro.
"Nëna ime gjithmonë më thoshte:" Do të shkosh diku, por do të kthehesh ". Ajo gjithmonë e thoshte këtë", tregon Pogba.
Francezi thotë se nuk besonte shumë, por ndodhi dhe u rikthye. "Kur u ktheva, isha me të vërtetë i lumtur që u ktheva”.
“Natyrisht, kthimi në vendin ku fillova ishte, vërtet lumturi për mua. Tani, unë isha gati të vija si një lojtar i konfirmuar, jo si një lojtar i të rinjve".
27-vjeçari luajti së bashku me Pirlo për tre sezone dhe pranoi se ikona e Italisë ishte një nga dy modelet e tij, tjetri ishte Paul Scholes.
"Ju mësoni shumë kur i shikoni”, thotë Pogba. "Unë me të vërtetë kam mësuar”.
“Pirlo dhe Scholes, ata janë mesfushorë që kontrollojnë lojën, lojtarët për t’i parë, dhe unë mësova prej tyre, shumë", ka thënë francezi. /Telegrafi/
























































